Vrasje në Greqi, ekzekutohen dy persona- Mes tyre një shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në Greqi, ekzekutohen dy persona- Mes tyre një shqiptar

    Insajderi
    05 October 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën bregdetare të Finikundës, ku dy persona humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri.

    Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi jashtë një klubi nate, ku u gjetën të pajetë dy burra. Njëri prej viktimave është shtetas grek, i cili rezulton të jetë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ndërsa viktima tjetër është me origjinë shqiptare dhe punonte në të njëjtën biznes.

    Dëshmitarë në vendngjarje i kanë deklaruar policisë se autori i dyshuar është një i ri, i cili iu afrua dy viktimave dhe hapi zjarr nga një distancë e afërt, duke i lënë të vdekur në vend. Pas krimit, autori është larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht është në kërkim nga forcat e rendit.

    Burime nga hetimi bëjnë të ditur se pronari i lokalit kishte qenë më parë objekt i një sulmi, por nuk kishte paraqitur kallëzim zyrtar apo identifikuar autorët.

    Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar për autopsi. Në zonë janë shtuar masat e sigurisë dhe po mblidhen pamje nga kamerat e sigurisë për të ndihmuar në identifikimin e autorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark