Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hyseni: Majaci i dha mbrëmë vulën e fitores së 12 tetorit LDK-së!

Insajderi
06 October 2025 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hyseni: Majaci i dha mbrëmë vulën e fitores së 12 tetorit LDK-së!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, ka mbajtur mbrëmë tubim zgjedhor në fshatin Majac.

Hyseni ka shkruar:

Majaci i dha mbrëmë vulën e fitores së 12 tetorit LDK-së!

Ky është besimi, kjo është përkrahja, kjo është fjala e njerëzve punëtorë e të përkushtuar të Majacit.

E njëjta frymë, e njëjta përkrahje, i njëjti mobilizim nga çdo familje tek çdo lagje e në secilin fshat.

Majaci e tha fjalën e vet mbrëmë, ashtu siç do ta thotë më 12 tetor.

Majaci foli qartë se nuk e duron më mashtrimin, arrogancën e injorimin!

Ndryshimi po vjen bashkë me 12 tetorin!

Përkrahja e tillë i jep zemër e shpirt jo vetëm fushatës sonë sot, por edhe fitores sonë të përbashkët më 12 tetor!

Faleminderit nga zemra Majac!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark