Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt vonohet – qe gjysmë ore trupi gjykues mungon në sallë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt vonohet – qe gjysmë ore trupi gjykues mungon në sallë

    Insajderi
    06 October 2025 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e sotme gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e rëndë të bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ishte paraparë të fillonte në orën 09:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Megjithatë, deri më tani trupi gjykues ende nuk ka arritur në sallë dhe procesi nuk ka nisur.

    Theksojmë se në seancën e kaluar, avokatja e Naim Murselit, Teuta, ishte vonuar dhe kishte marrë kritika nga gjyqtarja.

    Ndërsa sot, vetë gjyqtarja është vonuar dhe ende nuk ka arritur në sallë.

    Trupi gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga Fatime Dermaku (kryetare e trupit gjykues), Gent Beka dhe Alban Ajvazi (anëtarë).

    I akuzuari Murseli është sjellë nën masa sigurie dhe gjendet në sallë, ashtu si edhe familjarë të viktimës dhe të pandehurit.

    Përveç Murselit të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark