Naim Uka: Pjesë metalike të predhës u gjetën në kokën e Liridona Ademajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Uka: Pjesë metalike të predhës u gjetën në kokën e Liridona Ademajt

    Insajderi
    06 October 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjeku ligjor, Naim Uka, që ekzaminoi trupin e të ndjerës, Liridona Ademaj, po jep dëshminë e tij sot në seancën e cila nisi me 40 minuta vonesë për shkak të kompletimit të trupës gjykuese.

    Uka tha para trupit gjykyes, se pjesë metalike të predhës, viktimës i është gjetur në anën e majtë murore të kokës.

    ”Gjatë procedurës së mjekësisë, mjekoligjore është konstatuar vrima hyrëse në rajonin e djathtë muror të kokës, e shkaktuar nga veprimi dinamik i predhës së hedhur nga arma e zjarrit, e cila kishte drejtim nga djathtas majtas, nga përpara pjerrtas dhe pas, dhe nga poshtë pjerrtas lart”.

    ”Është e rëndësishme të ceket se pjesë metalike të kësaj predhe është gjetur në anën e majtë murore të kokës, e cila është dorëzuar si provë sipas zinxhirit të ruajtjes së provave të policisë hetuese”.

    ”Si rezultat i kësaj plage ka ardhur edhe gjakderdhja e brendshme dhe jashtme trurore, e cila është shkaku i vdekjes”.

    Tutje ai tha se Liridona Ademaj, u vra në afërsi prej 2 deri në 5 centimetër nga dorasi.

    ”Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse, kemi konstatuar rreth vrimës hyrëse praninë e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar djegien e lëkurës me praninë e grimcave të barutit”.

    ”Në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet nga 2-5 cm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark