Trajneri i Juventusit tregon pse e la Zhegrovën në stol - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Trajneri i Juventusit tregon pse e la Zhegrovën në stol

    Insajderi
    06 October 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, qëndroi në stol në derbin ndaj Milanit (0:0) të dielën. Zhegrova nuk u aktivizua as kundër Villarrealit (2:2) në Ligën e Kampionëve.

    Vendimi i trajnerit të Juventusit, Igor Tudor, për ta lënë në stol Zhegrovën pas paraqitjeve të mira si zëvendësues në ndeshjet e kaluara, ka shkaktuar debat në Itali. Por trajneri Tudor, ka sqaruar vendimin e tij në konferencen për mesia pas ndeshjes ndaj Milanit në Serie A. Ka thënë se ishte vendim teknik.

    “Zgjedhjet bëhen bazuar në atë që është më e mira për ekipin. Pa emra, pa gjykime. Unë vëzhgoj me kujdes gjithçka dhe aktivizoj lojtarët më të fortë, dhe kur bëj zëvendësimet, mendoj se kush sjellë rezultate”, ka thënë Tudor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    06 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark