Detaje nga aksidenti me fatalitet në Kamenicë, viktima fëmijë 10 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga aksidenti me fatalitet në Kamenicë, viktima fëmijë 10 vjeçar

    Insajderi
    06 October 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në aksin rrugor mes fshatrave Novosellë dhe Karaçevë të komunës së Kamenicës, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë rreth 10-vjeçar.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 tetor, rreth orës 18:50, kur një veturë e tipit BMW, me ngjyrë të bardhë dhe targa 06, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    “Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin rrugor Novosellë – Karaçevë ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë BMW ka devijuar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, një fëmijë rreth 10 vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.

    Përveç viktimës, dy persona të tjerë, përfshirë drejtuesin e automjetit, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark