U la në stol gjatë gjithë ndeshjes, Tudor me një deklaratë që mund të mos i pëlqej Zhegrovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    U la në stol gjatë gjithë ndeshjes, Tudor me një deklaratë që mund të mos i pëlqej Zhegrovës

    Insajderi
    06 October 2025 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri Igor Tudor ka qenë i ashpër me sulmuesin Edon Zhegrova, duke konfirmuar se ishte zgjedhje taktike se pse nuk e ka futur në dy përballjet e fundit ndaj Villarrealit e AC Milanit.

    Anësori kosovar i shikoi të dy ndeshjet nga stoli, ku pavarësisht që është shëruar plotësisht nga lëndimi nuk ka qenë në zgjedhjet e Tudor.

    Tekniku kroat ishte i qartë pas barazimit me Milanin, ku ndër të tjera e paralajmëroi Zhegrovën se duhet të bëhet më i fortë për të luajtur në fanellën “Bianconere”.

    “Merren vendime për të mirën e skuadrës. Asnjë emër, asnjë gjykim, i vëzhgoj me kujdes të gjithë dhe fus në lojë atë që është më i forti, ndërsa te zëvendësimet mendon për atë që të sjell rezultatin”, deklaroi Tudor.

    Zhegrova me shumë gjasë do të ketë mundësinë për të fituar minuta në dy ndeshjet e muajit tetor, ku pavarësisht që nuk ka luajtur shumë te skuadra italiane, shihet si ‘aseti’ kryesor i Franco Fodas.

    Ai do t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet ndaj Sllovenisë, respektivisht Suedisë, që zhvillohen më 10 dhe 13 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    06 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark