Insajderi
Lajme

Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar: Toksina të rrezikshme

Insajderi
06 October 2025 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar: Toksina të rrezikshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shteti kroat ka vendosur që të bllokoj dhe asgjësoj një ngarkesë me pastë fëstëku, të ardhur nga Shqipëria, pasi zbuluan një nivel të lartë të një toksine të rrezikshme.

Bazuar në njoftimin zyrtar të RASFF, ngarkesa u ndalua në kufi qe më 8 shtator, pasi analizat laboratorike konfirmuan tejkalim të ndjeshëm të normave të lejuara të aflatoksinës, sipas standardeve të BE-së.

Për pasojë, e gjithë ngarkesa është asgjësuar, ndërsa shtetet e tjera anëtare të BE-së janë njoftuar për të ndërmarrë masa parandaluese, në rast se produkti është shpërndarë edhe në territoret e tyre.

Ndryshe ky është rasti i dytë brenda pak javësh që një produkt shqiptar ndalohet në kufijtë e BE-së për shkelje të sigurisë ushqimore, duke ngritur shqetësime serioze mbi efektivitetin e kontrollit cilësor dhe sistemeve të certifikimit në Shqipëri.

RASFF Window – Notification detail


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark