Lirohet nga paraburgimi njëri prej djemve të Valbona Selimllarit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Lirohet nga paraburgimi njëri prej djemve të Valbona Selimllarit

    Insajderi
    06 October 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi vetëm një nga dy djemtë e arrestuar të Valbona Selimllarit.

    Për tjetrin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

    A2CNN thotë se burimet u kanë konfirmuar tashmë lirimin e 18-vjeçarit Kejni Selimllari, i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “shkatërrim të pronës me dashje”, kurse për të njëjtat akuza vëllai i tij 21-vjeçar, Deni Selimllari, duhet të qëndrojë në masën “arrest në burg”.

    Dy djemtë e ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllarit, u arrestuan të shtunën.

    E gjitha nisi pas një konflikti në një bar në zonën ish-bllokut në Tiranë, ata u konfrontuan fizikisht me një punonjës polici, ndërsa pas shoqërimit dëmtuan një derë dhe një kamera sigurisë në Komisariatin nr.2 në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark