Ministrja belge: Kosova në dosjet penale po shfaqet si qendër për pastrim parash e trafikim të qenieve njerëzore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministrja belge: Kosova në dosjet penale po shfaqet si qendër për pastrim parash e trafikim të qenieve njerëzore

    Insajderi
    06 October 2025 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja belge e Drejtësisë Annelies Verlinden dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit Anneleen Van Bossuyt atje filluan një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë të hënën. Vizita përqendrohet në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

    Agjencia belge e lajmeve citon ministren Verlinden të ketë cituar se Kosova po paraqitet si qendër për pastrimin e parave, trafikimit të qenieve njerëzore dhe e kontrabandimit të armëve.

    “Verlinden vlerësoi bashkëpunimin me të dy vendet. Kosova, tha ajo, po shfaqet gjithnjë e më shumë në dosjet penale belge si një qendër për pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën e armëve”, thuhet saktësisht në raportim, përcjell Insajderi.

    Ministret belge do të zhvillojnë bisedime mbi idenë që ta bëjnë shpërndarjen e të burgosurve të tyre në Shqipëri ose në Kosovë gjatë vizitës në këto vende.

    Siç thuhet në raportim, në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, 253 prej të cilëve nuk kanë lejeqëndrim.

    “Nëse ata që janë dënuar këtu dhe nuk kanë të drejtë të banojnë në Belgjikë mund të vuajnë dënimin e tyre në vendin e tyre të origjinës, kjo do të thotë që dënimi zbatohet siç duhet, duke lehtësuar gjithashtu presionin mbi sistemin tonë të burgjeve”, tha Verlinden.

    Në Kosovë, delegacioni do të diskutojë gjithashtu një traktat dypalësh mbi ndihmën e ndërsjellë ligjore për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor afatgjatë.

    “Ballkani Perëndimor është tani një rajon kyç në luftën tonë kundër krimit të organizuar. Dua të ndërtoj mbi besimin e ndërsjellë që është rritur përmes bashkëpunimit të ngushtë në vitet e fundit”, tha Verlinden. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark