Izraeli deporton aktivisten Greta Thunberg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli deporton aktivisten Greta Thunberg

    Insajderi
    06 October 2025 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli thotë se ka deportuar sot në Greqi dhe Sllovaki 171 aktivistë nga Flotilja Globale Sumud që shkonte në Gaza, midis tyre edhe Greta Thunberg.

    Grupi pro-palestinez kishte njoftuar gjatë natës se aktivistja suedeze do të transportohej me aeroplan për në Greqi sot.

    Ajo ishte midis mbi 450 aktivistëve që u ndaluan nga Izraeli kur ushtria e tij ndërpreu flotën javën e kaluar.

    Ndryshe, Flotilja Globale Sumud është një iniciativë ndërkombëtare e krijuar për të sfiduar bllokadën izraelite në Rripin e Gazës dhe për të dërguar ndihma humanitare.

    Misioni u organizua nga një koalicion grupesh të ndryshme aktiviste nga vende të ndryshme të botës, përfshirë organizata për të drejtat e njeriut, aktivistë pro-palestinezë, dhe njerëz të zakonshëm që kërkojnë të ndihmojnë në mënyrë paqësore dhe të ndërgjegjshme.

    Qëllimi kryesor është të dërgojnë ndihma mjekësore, ushqimore dhe materiale të tjera thelbësore në Gaza, si dhe të denoncojnë bllokadën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark