Pronari i marketit: Naim Murseli më tha që gruaja i ka mbetur në veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i marketit: Naim Murseli më tha që gruaja i ka mbetur në veturë

    Insajderi
    06 October 2025 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ka dëshmuar edhe Naim Sadiku, pronar i marketit ku Naim Murseli kishte shkuar pas ngjarjes tragjike.

    Sadiku ka treguar para trupit gjykues se Murseli kishte ardhur në market menjëherë pas rastit dhe kishte refuzuar të komunikonte me Policinë.

    “Unë i kam thënë Naimit që nuk vij te vendi i ngjarjes. Kam hyrë prapë në market… Ka ardhur një zyrtare policore dhe më ka pyetur nëse mund t’i lë fëmijët në market. Unë kam qëndruar me fëmijët deri se janë kthyer…”, deklaroi ai.

    Ai shtoi se gjatë bisedës, Murseli i kishte thënë se gruaja e tij kishte mbetur në veturë.

    “Gjatë bisedës me Naimin i kam thënë: të kanë plaçkitur, por me rëndësi që fëmijët kanë shpëtuar. Ai më tha ‘gruaja ka mbetur në kerr’. I kam thirrur Policinë përsëri dhe ju kam treguar çka po thotë, pasi ky nuk ka pranuar me fol me Policinë. Lokali im nuk ka kamera sigurie,” ka thënë dëshmitari Sadiku.

    Lexo edhe:

    https://insajderi.org/category/lajme


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark