Cardi B hyn në librin e rekordeve “Guinness” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Cardi B hyn në librin e rekordeve “Guinness”

    Insajderi
    06 October 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Epoka e fundit muzikore e reperes Cardi B ka qenë dramatike, revolucionare dhe ka thyer rekorde.

    Albumi i saj i ri, “Am I The Drama?”, ka tërhequr vëmendje që nga publikimi të premten e kaluar, dhe tani zyrtarisht është futur në Librin e Rekordeve Botërore Guinness me një arritje që kombinon muzikën, marketingun dhe teknologjinë, transmeton Indeksonline.

    Cardi B zbuloi se ekipi i saj po “ngjitej lart”. Në partneritet me rrjetin amerikan të dyqaneve Walmart, Atlantic Records dhe kompaninë Wing Drone Delivery, reperja organizoi një fushatë marketingu në të cilën shpërndanin pako të frymëzuara nga albumi.

    Sipas ekzekutives së lartë të Guinness World Records, Kylie Galloway, ky veprim bëri histori: “176 dërgesa me dronë në vetëm një orë, duke i dhënë Cardi-t dhe ekipit të saj titullin për më shumë dërgesa me dronë në një orë”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark