Insajderi
Lajme

Publikohet fotoja e të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit në Tiranë

Insajderi
06 October 2025 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet fotoja e të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ky është autori i dyshuar Elvis Shkëmbi i cili pasditen e kësaj të hëne ekzekutoi me tre plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Ai do të jepte drejtësi mbi një konflikt pronësie, mes dy palëve, të cilët pretendonin të drejtën. Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit, Elvis Shkëmbi. Ai e pranoi krimin duke thënë se e kreu aktin pasi po e humbte gjyqin.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, palë në proces. Bëhet fjalë për babë e bir, Rakip dhe Ervis Sulaj të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.abc newsal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark