Xhafer Tahiri: Në mandatin tim do të mbështesim të rinjtë për tu trajnuar për paga më dinjitoze - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhafer Tahiri: Në mandatin tim do të mbështesim të rinjtë për tu trajnuar për paga më dinjitoze

    Insajderi
    06 October 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar qendrën rinore “Hareja”, e cila është ndërtuar gjatë mandatit të tij. Ai tha se kjo hapësirë po u shërben të rinjve për aktivitete, ide dhe bashkëpunim.

    Tahiri vlerësoi punën e Bajrushit dhe ekipit të tij në organizimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë dhe gratë.

    Në programin e tij për katër vitet e ardhshme, Tahiri paralajmëroi mbështetje për të rinjtë përmes programeve trajnimi me pagesë në fusha të ndryshme si IT, dizajn, dizajn grafik dhe sektorë të tjerë me potencial për paga të larta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark