Universiteti i Prishtinës nderon Kurtin dhe Osmanin përmes një organizate pa bord dhe pa transparencë, në kulmin e fushatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Prishtinës nderon Kurtin dhe Osmanin përmes një organizate pa bord dhe pa transparencë, në kulmin e fushatës

    Insajderi
    06 October 2025 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Universiteti i Prishtinës është përfshirë në një debat pas vendimit për të ndarë çmimin “Alumni Nderi” për kryeministrin në largim Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, gjatë kulmit të fushatës zgjedhore. Sipas gazetës Nacionale, organizata që ka iniciuar çmimin nuk ka bord drejtues të njohur dhe nuk është e qartë se kush merr vendimet, çka ngre pyetje për legjitimitetin dhe transparencën e procesit.

    Email-et e dërguara te studentët për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kanë krijuar kritika për presion të mundshëm dhe mungesë transparence, ndërkohë që ish-drejtoresha e organizatës konfirmon se mandati i bordit ka skaduar dhe nuk dihet kush e udhëheq aktualisht institucionin.

    Fondet për organizatën vijnë nga donacione, përfshirë USAID dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por mungesa e strukturës së qartë vendimmarrëse lë hapësirë për dyshime mbi përdorimin e tyre. Në të kaluarën, Universiteti ka dhënë çmime të ngjashme për figura publike dhe intelektualë të njohur, por zakonisht pas një procesi formal dhe transparent të Bordit të Universitetit.

    Ky rast ngjall shqetësime për përdorim të mundshëm politik të aktiviteteve akademike, duke ndodhur në mes të fushatës dhe pa procedura të qarta institucionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark