Idrizi: Shtitarica na priti me entuziazëm për fitoren e madhe - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Idrizi: Shtitarica na priti me entuziazëm për fitoren e madhe

    Insajderi
    06 October 2025 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka mbajtur një tubim në Shtitaricë.

    Atje ka bërë fushatë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, Mentor Hasani.

    “Bashkë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, Mentor Hasani, takuam banorët e këtij fshati, të cilët na pritën me mirënjohje për projektet e përfunduara, sidomos për hapjen e çerdhes së re”, ka thënë Idrizi.

    “Gjatë takimit, ndamë edhe programin tonë për katër vitet e ardhshme, duke treguar angazhimin tonë për të përfunduar punë të mëdha për Vushtrrinë tonë”, ka thënë ai.

    “Me banorët e Shtitaricës e gjithë Vushtrrinë festojmë fitoren e madhe të 12 tetorit”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark