Punëtori shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës sulmohet nga një pacient - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës sulmohet nga një pacient

    Insajderi
    07 October 2025 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident është raportuar në Emergjencën e qytetit të Mitrovicës, ku një punëtor shëndetësor është sulmuar fizikisht nga një pacient pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një trajtim mjekësor.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një fjalosjeje mes viktimës dhe të dyshuarit, të dy shtetas kosovarë.

    Pas debatit, i dyshuari ka sulmuar fizikisht punëtorin shëndetësor në vendin e tij të punës.

    Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark