Insajderi
Show

Georgina e Lauren me unaza që kapin vlerën afro 10 milionë dollarë

Insajderi
07 October 2025 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Georgina e Lauren me unaza që kapin vlerën afro 10 milionë dollarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lauren Sánchez dhe Georgina Rodríguez moren vëmendje në sfilatën e modës Balenciaga, ku ato treguan unazat e tyre, me vlerë shumë milionë dollarëshe.

Të dyja zonjushat u ulën krah për krah në eventin e mbajtur si pjesë e Javës së Modës në Paris këtë fundjavë.

Sánchez, 55 vjeçe, e njohur si znj. Bezos, mbante një unazë të madhe me diamant me prerje ovale në dorën e majtë, nga stilistja e preferuar e bizhuterive të të famshmëve Lorraine Schwartz.

Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan prej kadifeje me supe të zbuluara me një rrip që i shtrëngonte belin dhe çizme lëkure me majë të mprehtë. Ajo e kompletoi pamjen me një palë flokë të krehura dhe një fjongo të zezë dramatike.

Pranë saj, Georgina Rodríguez kishte dy unaza në duar, përfshirë unazën e fejesës që partneri i saj Cristiano Ronaldo ia dhuroi në gusht.

Rodríguez shkëlqeu me një fustan të zi me dekolte me çarje deri në gju, dhe e kompletoi pamjen me një manikyr të kuq dhe një gjerdan me një gur të gjelbër.

Argjendarja Laura Taylor e Lorel Diamonds, më parë foli për unazën e Georginës për Us Weekly si një “copë të jashtëzakonshme” që përbëhej nga “një diamant me prerje ovale që varionte nga 15 deri në 20 karat”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark