
Një incident i rëndë pretendohet të ketë ndodhur dje në mëngjes në një çerdhe, në Lipjan. Sipas pretendimeve të familjarëve, vajzë e vogël ka pësuar lëndime serioze në fytyrë.
Pretendimi i tyre vazhdon se vajza është rrëzuar për tokë nga një mësuese e quajtur Behare Gashi.
“Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time. Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë fëmije! Fëmijët duhet të jenë të mbrojtur në shkollë, jo të dëmtohen nga ata që duhet t’i edukojnë,” ka shkruar familjari në një reagim publik.
“Fëmijët duhet të jenë të mbrojtur në shkollë, jo të dëmtohen nga ata që duhet t’i edukojnë. Kërkoj drejtësi dhe përgjegjësi për këtë sjellje të papranueshme!”, shkruan ai tutje.
Shaban Avdyli, daja i vajzës së lënduar, ka publikuar edhe pamje të fëmijës, ku shihet pamje të lëndimeve që ka marrë.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës. Të njëjtin kanë thënë se edukatorja është intervistuar.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës.
Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktojë me kopshtin ‘’MAMA KIDS ACADEMY’’ ku edhe Behare Gashi ushtronte rolin e edukatorës, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.