"Armën e kisha me vete, e mbaja gjithmonë - u ngrita e qëllova, më kapi si..." - zbulohet dëshmia e Elvis Shkambit para policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Armën e kisha me vete, e mbaja gjithmonë – u ngrita e qëllova, më kapi si…” – zbulohet dëshmia e Elvis Shkambit para policisë

    Insajderi
    07 October 2025 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Euronews Albania ka zbardhur dëshminë e dhënë nga Elvis Shkambi para policisë pasi vrau me armë zjarri brenda sallës së gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja.

    ‘Dëgjova vendimin e gjykatësit, armën e kisha me vete, e mbaja gjithmonë me vete dhe ashtu e mendova për momentin, u ngrita e qëllova, më kapi një si mllef”, mësohet të jetë shprehur Shkambi.

    Ndërkohë, xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë deklarim për grupin hetimor.

    Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranë. Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

    31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

    Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.

    Sipas policisë, roja i sigurisë në gjykatë nuk ka marrë asnjë masë për të ushtruar kontroll fizik ndaj dajë e nip Elvis dhe Gjon Shkambi, edhe pse skaneri në momentin e hyrjes së tyre në sallë sinjalizoi praninë e metaleve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark