Në prag të zgjedhjeve lokale, Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për studentët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prag të zgjedhjeve lokale, Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për studentët

    Insajderi
    07 October 2025 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove për çdo student në Kosovë.

    Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, pavarësisht se ajo është në detyrë.

    “Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta kenë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e ri të vitit akademik,” tha Kurti.

    Ai shtoi se kjo masë është pjesë e përmbushjes së njërit prej premtimeve kyçe të qeverisë – bursës së mobilitetit për studentët e nivelit “bachelor”, e cila do të jetë një mbështetje e përhershme dhe e vazhdueshme për ta.

    Theksojmë se ky vendim po merret në prag të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat do të mbahen më 12 tetor, ditë e diel./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark