Ndarja e 100 eurove për studentë, Rashiti: Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndarja e 100 eurove për studentë, Rashiti: Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve

    Insajderi
    07 October 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau 100 euro për studentët, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

    Përmes një postimi në Facebook, Rashiti e ka quajtur këtë vendim si korrupsion dhe klientelizëm institucional.

    Sipas tij, ky ‘manovrim’ është edhe ilegal.

    “Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve – përkatësisht me TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat tuaja, e të tjera – të cilat i shpërndan për qëllime elektorale, megjithëse ai nuk është as kryeministër, as pjesë e një qeverie me mandat të plotë, por e një kabineti teknik të punëve të përditshme! Kjo është një situatë shumë serioze, prandaj prokurorët specialë duhet të hetojnë menjëherë, sepse këtu kemi të bëjmë me korrupsion institucional dhe me tejkalim të kompetencave ligjore nga një kabinet teknik”, ka shkruar Rashiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark