100 euro për studentët, Hykmete Bajrami: Blerje e votës nga Vetëvendosje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    100 euro për studentët, Hykmete Bajrami: Blerje e votës nga Vetëvendosje

    Insajderi
    07 October 2025 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.

    E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete  Bajrami. Bajrami ka thënë se VV me ndarjen e 26 milionë euro për studentët, po tenton të blejë votë.

    Bajrami ka thënë se prokuroria duhet t’i nxjerrë nga zyra uzurpatorët që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Ndërsa ka pohuar se kjo është një skemë e korrupsionit publik dhe se qytetarët duhet t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit.

    “26 milionë euro, kostoja e blerjes së votës nga LVV-ja. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit më 12 tetor”, ka thënë Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark