Vrasja e gjyqtarit, Gjykata e Tiranës apelon për masa urgjente mbrojtjeje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e gjyqtarit, Gjykata e Tiranës apelon për masa urgjente mbrojtjeje

    Insajderi
    07 October 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupa Gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shprehur tronditjen e thellë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri ndërsa ushtronte detyrën.

    Në një deklaratë zyrtare, trupa gjyqësore ka theksuar se gjyqtari Kalaja shërbeu me profesionalizëm dhe dinjitet për më shumë se tri dekada dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij.

    Gjykata ka kërkuar masa urgjente për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre dhe ka bërë apel ndaj institucioneve, politikës dhe mediave për të ndaluar përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore.

    “Pa respekt dhe mbrojtje reale për gjyqtarët nuk mund të ketë drejtësi të pavarur dhe besim të qytetarëve,” është theksuar në deklaratë.

    Gjykata ka siguruar se sulmet nuk do të frikësojnë gjyqtarët, të cilët do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për drejtësinë dhe shërbimin ndaj publikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark