Insajderi
Lajme

I kërkuar për krime mafioze, merr fund arratia e të shumëkërkuarit në Itali

Insajderi
07 October 2025 - 15:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kërkuar për krime mafioze, merr fund arratia e të shumëkërkuarit në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia italiane arrestoi sot një shef të mafies, që kishte qenë në arrati për pesë vjet, duke e kapur në qytetin Foggia, në rajonin e Apulias, në juglindje të Italisë.

Sipas policisë, 39-vjeçari u lokalizua në periferi të qytetit pas disa muajsh hetime dhe një operacioni të gjerë policor.

I dyshuari ka lidhje me organizatën mafioze “Società Foggiana”, një grup që vepron në zonën e Foggias dhe rrethinave të saj, i përfshirë në grumbullimin e mbetjeve, tregtinë e armëve dhe prostitucionin. Organizata kryen gjithashtu grabitje të armatosura.

Sipas policisë, shefi i mafies u kap në gjumë dhe u dorëzua pa rezistencë. Gjatë arrestimit, pranë tij u gjet një pistoletë me numrin serial të fshirë dhe me gjashtë fishekë në tytë. Ai ishte dënuar më parë me 12 vjet burg për krime mafioze.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark