
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka reaguar me ironi pas ndarjes së çmimeve “Alumni Nderi” nga Universiteti i Prishtinës për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi ka thumbuar vendimin e UP-së, duke e quajtur një kontrast të thellë me gjendjen e përgjithshme të arsimit në Kosovë, të reflektuar sipas tij në rezultatet e ulëta të testit ndërkombëtar PISA.
“Lum UP me dy ‘alumni nderi’ në llumin e të arsimuarve të gradës më të ulët PISA – analfabetë funksionalë”, ka shkruar Maliqi.
Universiteti i Prishtinës ndau sot çmimin “Alumni Nderi” për figurat udhëheqëse të shtetit, duke vlerësuar kontributin e tyre si ish-studentë të këtij institucioni.