Prezantimi i Albian Hajdarit: Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Prezantimi i Albian Hajdarit: Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota

    Insajderi
    07 October 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albian Hajdari është prurja më e re te Kombëtarja e Kosovës, duke lënë Zvicrën dhe duke zgjedhur Dardanët.

    Qendërmbrojtësi kosovar, në një video mesazh të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka treguar se vendimin për të lënë Zvicrën dhe për t’iu bashkuar Dardanëve e ka marrë vetëm për Kosovën.

    22-vjeçari që luan te skuadra gjermane Hoffenheim ka thënë se Kosova është e vogël për botën, por për të është sa krejt bota.

    “Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën, se Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova”, ka thënë Hajdari.

    Hajdari pritet që në dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë të bëjë debutimin e tij me Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark