
Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se ka nisur sezonin e ngrohjes 2025/2026 që nga sot, 8 ditë para afatit të zakonshëm, si reagim ndaj përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Në komunikatë zyrtare thuhet se pas përgatitjeve teknike dhe në koordinim me KEK-un, është siguruar fillimi i hershëm i furnizimit me energji termike, në përputhje me rregulloren e ZRRE-së.
Kjo është hera e parë në historinë e Termokos-it që sezoni i ngrohjes nis para kohe. Bashkëpunimi me KEK-un hyn në vitin e 10-të dhe pritet të sigurojë ngrohje të qëndrueshme për mbi 25 mijë konsumatorë.
Nga ndërmarrja kërkohet mirëkuptim nga qytetarët, pasi sistemi kërkon disa orë që ngrohja të arrijë në radiatorë, për shkak të kompleksitetit të rrjetit.