Krasniqi pas 100 eurove për studentët: Kurti po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi pas 100 eurove për studentët: Kurti po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën

    Insajderi
    07 October 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka vlerësuar si vendim në panikë atë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për dhënien e 100 eurove për studentët.

    Krasniqi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti po përjeton panikë nga, siç u shpreh ai, humbja e madhe që e pret më 12 tetor, ditën e zgjedhjeve lokale, shkruan Insajderi.

    Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën. Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor, ai sot vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote”, deklaroi Krasniqi.

    Ai ka ftuar studentët që t’i marrin ato para e më pas ta ndëshkojnë Kurtin me votë”.

    Unë i ftoj studentët që t’i marrin ato mjete, që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark