Shaqir Totaj dhe Duda Balje bashkë në fushatë, “boshnjakët përkrahin Totajn” - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Shaqir Totaj dhe Duda Balje bashkë në fushatë, “boshnjakët përkrahin Totajn”

    Insajderi
    07 October 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, në fshatin Gërnçar, u mbajt tubim madhështor me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, ku përkrahja e deputetes Duda Balje dha një mesazh të qartë për unitet dhe fitore më 12 tetor.

    Në fjalën e tij para banorëve, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se puna dhe rezultatet e katër viteve të fundit janë garancia më e mirë për mandatin e dytë:

    “Katër vite më parë nisëm një rrugë të vështirë, por të ndershme dhe të suksesshme. Sot, rezultatet janë të dukshme në çdo lagje e në çdo fshat të Komunës sonë”.

    Ai vlerësoi besimin dhe mbështetjen e banorëve të Gërnçarit:

    “Gërnçari gjithmonë ka qenë me njerëzit e punës dhe të vlerave. Kjo mbështetje më jep forcë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në mandatin e dytë”.

    Duke përmbyllur tubimin, Kryetari Totaj dha një mesazh të qartë për fitoren e 12 tetorit:

    “Bashkë po e vazhdojmë rrugën e zhvillimit të Prizrenit. Gërnçari foli qartë – fitorja më 12 tetor është e jona!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark