
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt me numrin 25 Ilir Seferi, ka ftuar qytetarët e kësaj komunë për kafe nesër nga ora 09:00 në Restorantin “Freskia” .
Ai tha se pret qytetarët që të bisedojnë hapur dhe se pranon ide nga ta.
“Një Espresso me Ilirin Të dashur kolegë dhe bashkëqytetar/e ju ftoj nesër në mëngjes, që nga ora 09:00, për një Espresso me Ilirin në Restorantin “Freskia” në Skenderaj. Ejani me pyetje të sinqerta, ide të mira dhe me humor të bukur! Pres me kënaqësi të takohemi dhe të bisedojmë hapur për gjithçka që na bashkon.
Seferi paralajmëroi se do të ketë edhe takime të tjera.
“Ky është takimi i parë i një serie të përditshme që do ta zhvillojmë në çdo kafene të qytetit tonë – çdo ditë në një vend tjetër, për t’u takuar me ju dhe për të dëgjuar mendimet tuaja. Neser me 08.10.25 e nisim me Freskin Café për të sjell Freski, pasnesër shihemi diku tjetër! Mirë se vini — kafeja është gati, mungon vetëm buzëqeshja juaj”, tha ai.