Të mërkurën ftohtë dhe me shi, nga e enjta temperaturat në rritje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mërkurën ftohtë dhe me shi, nga e enjta temperaturat në rritje

    Insajderi
    07 October 2025 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë vransira do të ketë edhe përgjatë ditës së mërkurë. Kohëpaskohe priten reshje të pakta lokale shiu, më të përqëndruara pjesëve lindore të vendit. Në aspektin termik, mbetet ende ftohtë, me temperaturat maksimale prej 10C e 13C, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 6C e 8C . Frynë erë veriore e veriperëndimore, mesatare 5-10m/s.

    Kushte më relativisht stabile po parashihen prej ditës së enjte. Do të ketë intervale, si me diell por dhe vransira kalimtare që mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu.

    Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C, lokalisht deri në 20C. Përgjatë fundjave më pas, ditën e diel parashihet mot kryesisht me diell, e temperaturat deri në 18C e 20C. Frynë erë kryesisht veriore e verilindore 3-9m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në 3C e 6C.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark