Insajderi
Lajme

Ferit Idrizi takon të rinjtë e Vushtrrisë: Vushtrria zhvillohet vetëm kur rinia ecën përpara

Insajderi
07 October 2025 - 21:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferit Idrizi takon të rinjtë e Vushtrrisë: Vushtrria zhvillohet vetëm kur rinia ecën përpara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e qytetit, me të cilët ka bashkëbiseduar për idetë dhe mundësitë që i presin në mandatin e ardhshëm.

Idrizi ka theksuar se rinia ka qenë gjithmonë në qendër të politikave të qeverisjes së tij, duke përmendur subvencionet, bursat dhe rritjen e buxhetit për mbështetjen e të rinjve në fusha të ndryshme të zhvillimit.

“Ky angazhim do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, sepse Vushtrria zhvillohet vetëm kur rinia ecën përpara,” ka deklaruar Idrizi.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark