Limaj: Dimal Basha s'është kryetar Kuvendi për mua, e kisha shkarku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Dimal Basha s’është kryetar Kuvendi për mua, e kisha shkarku

    Insajderi
    07 October 2025 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si të papranueshme figurën e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

    Limaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se s’mund të jetë kryetar Kuvendi një person që fyen themelet e shtetësisë së Kosovës për një publikim, shkruan Insajderi.

    Deputeti ka pasur kritika edhe për deputetët e PDK’së që i dhanë votën Bashës për kryetar.

    Çka ndodh atje, ai njeri nuk është kryetar i Kuvendit për mua, pikë. S’kam votë më tepër. Po të kisha votë më tepër, e kisha shkarku. Çka ndodh? Pres edhe po du me besu që është aksident. Tu ka zgjedhë njeri kryetar i Kuvendit, a ka hipokrizi ma të madhe? E voton Dimal Bashën në Kuvend edhe shkon bën protestë para Gjykatës Speciale. A ka hipokrizi më të madhe për një deputet? Ja jep votën Dimal Bashës që të qun organizatë kriminale dhe shkon në Hagë dhe i thu Gjykatës Ndërkombëtare: Na nuk jemi organizatë kriminale, ju jeni politike, m’tha e t’thashë. Unë po e bëj kryesisht për ta. Vetëvendosje ka pas të drejt propozimi, pa votën tonë s’mundet me u zgjedh. Pse e zgjodhe vëlla? Pse s’i zgjodhe ata tjerët? A ka mujt me u zgjedh Dimal Basha kryetar i Kuvendit pa votën e opozitës?“, deklaroi Limaj.

    Unë jam i hapur të bisedoj me z. Kurti. Në politikë nuk mund t’ja japësh votën njeriut të preferuar. Në rastin konkret, nuk jemi në atë nivel. S’kam asgjë me personin në fjalë. Nuk mundem me pranu kryetar kuvendi një njeri që historinë e kombit shqiptar e ka quajt kriminal, ndërmarrjen kriminale dhe e ka ofendu kombin e vetë për një publikim. Pikë“, tha më tej ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark