Insajderi
Show

​Rozana rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo

Insajderi
07 October 2025 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Rozana rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rozana Radi ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” një histori të rëndë që i ka ndodhur, teksa një person kishte nisur ta përndiqte intensivisht.

Ajo tha se pasi e kishte denoncuar për herë të parë, ai ishte dënuar me 1 vit burg, por sapo ka dalë nga burgu, ai ka nisur sërish ta përndiqte. Kjo solli që këngëtarja të bënte një tjetër denoncim, dhe personi ka përfunduar sërish në burg.

“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë sprej, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, sapo doli filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg se unë bëra kallëzim. Sot sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një jurist. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. falë zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, tregoi Rozana Radi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark