Limaj flet për luftë speciale: Po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj flet për luftë speciale: Po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit

    Insajderi
    08 October 2025 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj foli për një “luftë speciale”, siç e quajti ai, duke thënë se përmes saj po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit.

    Sipas Limajt, nga kjo “luftë speciale”, Kosova ka qenë e ekspozuar tash e 20 vite, duke nënvizuar se kjo luftë, madje i ka arritur disa objektiva.

    “Kosova ka qenë ekspozuar tash e 15/20 vite në një luftë speciale, vendi jonë ka qenë i ekspozuar dhe i atakuar nga kjo luftë speciale, për të atakuar e prekur të arriturat e vendit tonë, siç ka qenë liria, procesi i ndërtimit të pavarësisë, dhe kontestimi i pavarësisë dhe kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë, as nuk kanë heshtur e as nuk heshtin. Një luftë speciale që ka arritur disa objektiva, ka arritur me ndërru dhunshëm skenën politike në Kosovë, nuk është e dhunshme me marrë pushtetin pa votë, por kur ta krijon narracion shpifës”, tha Limaj në “Rubikon” në Klan Kosova

    Limaj, ndër tjerash, gjatë kësaj interviste nënvizoi se asnjëherë nuk e ka mbështetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark