Arrestohet 19-vjeçari në Gjakovë, dyshohet se detyroi të miturën të kryej marrëdhënie seksuale nën kërcënim publikimi të materialeve intime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 19-vjeçari në Gjakovë, dyshohet se detyroi të miturën të kryej marrëdhënie seksuale nën kërcënim publikimi të materialeve intime

    Insajderi
    08 October 2025 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19-vjeçar dyshohet se e ka detyruar një vajzë 15-vjeçare të kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e publikimit të materialeve komprometuese.

    Sipas burimeve të Sinjalit, dje, njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë ka pranuar një informatë anonime, sipas së cilës një e mitur 15-vjeçare ishte nën presion nga një person madhor.

    Gjatë trajtimit të rastit, viktima E.M., rreth 15-vjeçare ka deklaruar se i dyshuari D.Z., rreth 19-vjeçar e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, duke e kërcënuar se nëse refuzonte, do të publikonte materialet e një akti të njëjtë që ata kishin bërë më herët, të cilat ai i posedonte në formë fotografish.

    Rasti është inicuar në Stacionin Policor Gjakovë, ndërsa me kompetencë lëndore është marrë Sektori Rajonal i Hetimeve – Gjakovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark