Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në tentativë që ndodhi në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në tentativë që ndodhi në Prishtinë

    Insajderi
    08 October 2025 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia mbrëmë në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar, që ishte në kërkim për rastin “Vrasje në tentativë”, të ndodhur më 23 prill, në rrugën “Rexhep Krasniqi”.

    “Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti” thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark