I sulmoi policët, arrestohet një person në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I sulmoi policët, arrestohet një person në Prishtinë

    Insajderi
    08 October 2025 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë.

    I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit kur kreu sulmin, teksa pas rastit është dërguar për intervistim në stacion policor.

    “Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor. Pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore”, njoftoj policia.

    Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark