Trump për luftën në Ukrainë: Mendova se do të ishte një nga problemet më të lehta, por ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump për luftën në Ukrainë: Mendova se do të ishte një nga problemet më të lehta, por …

    Insajderi
    08 October 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se zgjidhja e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës ka rezultuar më e vështirë sesa arritja e paqes në Lindjen e Mesme.

    Trump i bëri këto komente në një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney, transmeton Telegrafi

    Presidenti amerikan tha se kishte bërë shtatë marrëveshje të shkëlqyera dhe gjithashtu kishte propozuar një plan paqeje për Gazën.

    Duke folur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ai përsëriti komentet e tij të mëparshme në lidhje me shumë viktima dhe e quajti situatën “të çmendur”.

    “Mendova se do të kishte qenë një nga më të lehtat. Shkoj shumë mirë me Putinin dhe mendova se do të kishte qenë e lehtë. Jam shumë i zhgënjyer me të sepse mendova se kjo do të kishte qenë e lehtë për t’u zgjidhur, por doli të ishte ndoshta më e vështirë se Lindja e Mesme”, tha Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark