Historia e 21-vjeçarit, nga shitësi në rrugë e deri te ekipi kombëtare - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Historia e 21-vjeçarit, nga shitësi në rrugë e deri te ekipi kombëtare

    Insajderi
    08 October 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Skaloni, ka befasuar me përfshirjen e disa lojtarëve të rinj për miqësoret ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos, por më shumë vëmendje mori 21-vjeçari Lautaro Rivero, ish-shitës ambulant në rrugë, një histori frymëzuese suksesi.

    Rivero, mbrojtës qendre me këmbë të majtë, tërhoqi vëmendjen e River Plate, klub i cili aktivizoi klauzolën e rikthimit për ta pasur në dispozicion për Botërorin e Klubeve. Para ngritjes së tij në futboll, jeta e Rivero ishte e vështirë. Deri pak vite më parë, ai shiste në rrugë për të ndihmuar familjen.

    I lindur dhe rritur në Moreno me 5 vëllezër e motra, Rivero e filloi futbollin në klubin lokal Los Halcones, më pas kaloi te Villa Luro Norte dhe La Victoria, derisa në moshën 14-vjeçare u bashkua me akademinë e River Plate.

    Fillimisht mesfushor i majtë, gjatësia 1.85 m dhe këmba natyrale e majtë i mundësuan të luajë si qendërmbrojtës, ku dalloji menjëherë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark