Ilir Seferi prezanton projektin: Arbëria e Vogël do të kthehet në shteg të natyrës dhe turizmit në Skenderaj - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ilir Seferi prezanton projektin: Arbëria e Vogël do të kthehet në shteg të natyrës dhe turizmit në Skenderaj

    Insajderi
    08 October 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për asamble komunale në Skenderaj, Ilir Seferi nga LVV, me numrin 25, ka prezantuar një ide për zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë historike të komunës, transformimin e zonës së njohur si “Arbëria e Vogël” të Azem Galicës në një shteg për çiklizëm dhe shetitje.

    Sipas Seferit, ky projekt do ta zhvendosë Arbërinë e Vogël nga faqet e historisë në përditshmërinë e qytetarëve, duke e kthyer atë në një hapësirë aktive që lidh natyrën, kujtesën dhe krenarinë kombëtare.

    “Arbëria e Vogël – nga kujtesa në lëvizje! 🚴‍♂️🌿 Arbërinë e vogël të Azem Galicës nuk do ta kemi më vetëm në librat e historisë apo në fotografi të vjetra. Këta kufij të stërlashtë, dikur dëshmitarë të qëndresës dhe lirisë, do t’i shndërrojmë në një shteg për shetitje dhe çiklizëm — një rrugë që lidh natyrën, historinë dhe krenarinë tonë”, tha ai.

    Seferi tha se ky projekt nuk është vetëm rekreativ, por një mënyrë për të rilindur identitetin kombëtar përmes turizmit dhe kujtesës historike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark