Arrestohet shoferi i autobusit derisa po voziste në Prizren, kishte masë ndalimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shoferi i autobusit derisa po voziste në Prizren, kishte masë ndalimi

    Insajderi
    08 October 2025 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Patrulla Policore me datën 07.10.2025, rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani.

    Pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26.12.2025.

    “Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar”, thuhej në njoftimin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark