Von der Leyen për Rusinë: Kërkon të përçajë BE-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Von der Leyen për Rusinë: Kërkon të përçajë BE-në

    Insajderi
    08 October 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, akuzoi Rusinë për përpjekje për të përçarë Bashkimin Europian, duke u fshehur pas dronëve misteriozë që kanë shkelur javët e fundit hapësirën ajrore të unionit.

    “Ky nuk është ngacmim i rastësishëm. Është një fushatë për të shqetësuar qytetarët tanë, për të vënë në provë vendosmërinë tonë, për të përçarë bashkimin tonë dhe për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën. Është luftë hibride dhe duhet ta marrim shumë seriozisht.”

    Shefja e ekzekutivit europian bëri thirrje për mënyra inovative për t’i bërë ballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Moska. Sipas saj, nuk mjafton më mbrojtja tradicionale.

    “Kjo ka të bëjë me softuerë për dronë, pjesë këmbimi për tubacione, ekipe të reagimit të shpejtë kibernetik dhe me fushata informimi publik për të përhapur ndërgjegjësimin.”

    Von der Leyen mbajti fjalim në Parlamentin Europian gjatë debateve për mocionin e ri të mosbesimit ndaj saj, parashikuar për të enjten, të kërkuar nga eurodeputetët e së majtës dhe të djathtës radikale, të cilët e akuzojnë për mungesë transparence, politika të dështuara kundër migracionit dhe humbje të konkurrueshmërisë së BE-së në tregjet globale për shkak të politikës së klimës që mbështetet prej saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark