Uran Ismaili në pazarin e vjetër të Prishtinës: Turpi i qeverisjeve 25-vjeçare, transformimi i tij nis nga 12 tetori! - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili në pazarin e vjetër të Prishtinës: Turpi i qeverisjeve 25-vjeçare, transformimi i tij nis nga 12 tetori!

    Insajderi
    08 October 2025 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot Pazarin e qytetit, ku është pritur me mbështetje të madhe nga qytetarët dhe tregtarët që operojnë aty. Gjatë takimeve me ta, Ismaili ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre për gjendjen e rënduar të pazarit dhe mungesën e investimeve ndër vite.

    Tregtarët shprehën pakënaqësinë për kushtet aktuale, duke theksuar se infrastruktura e amortizuar dhe mungesa e higjienës e kanë bërë të vështirë funksionimin e përditshëm të bizneseve të vogla.

    Ismaili tha se pazari i Prishtinës është pjesë e identitetit të qytetit dhe se si kryetar do të angazhohet për rinovimin dhe modernizimin e tij, në mënyrë që tregtarët të kenë kushte dinjitoze për punë, ndërsa qytetarët një hapësirë të pastër e funksionale për blerje.

    Video e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark