Arrestohet 29-vjeçari për vrasje në tentativë në Drenas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 29-vjeçari për vrasje në tentativë në Drenas

    Insajderi
    08 October 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 02:30, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Arllat të Drenasit një person është lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).

    I lënduari, R.B., mashkull, është dërguar për tretman mjekësor.

    Menjëherë pas ngjarjes, njësitet policore të Drenasit kanë ndërmarrë veprime operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar, 29-vjeçarin E.B.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, E.B. është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “vrasje në tentativë”./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark