Tërnava: Rinia e Fushë Kosovës ka ide të mëdha, por mungon mbështetja - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Tërnava: Rinia e Fushë Kosovës ka ide të mëdha, por mungon mbështetja

    Insajderi
    08 October 2025 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava ka thënë se rinia e Fushë Kosovës ka ide të mëdha por siç tha “mungon mbështetja”.

    Sipas tij, kjo do të ndryshojë me Tërnavën si kryetar.

    “Do të mbështesim 200 ide biznesore dhe “start-up” të të rinjve dhe grave të qytetit tonë, me nga 10,000 euro secila – për t’i kthyer ëndrrat e tyre në biznese të vërteta”, ka shkruar Tërnava në Facebook.

    Ai tha se Fushë Kosova ka të rinj të talentuar e kreativë, që mund të krijojnë vende pune dhe zhvillim ekonomik, por shpesh ndalen sepse nuk i ndihmon askush.

    “Ne do t’i japim mundësinë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në qytetin e tyre”, ka shkruar ndër të tjera kandidati për kryetar në Komunë të Fushë Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark