Rinesa Babatinca viziton ndërmarrësen Nafie Ajeti: Përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe grave punëtore mbetet një ndër prioritetet kryesore - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rinesa Babatinca viziton ndërmarrësen Nafie Ajeti: Përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe grave punëtore mbetet një ndër prioritetet kryesore

    Insajderi
    08 October 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Podujevës, Rinesa Babatinca, ka zhvilluar një vizitë në biznesin lokal “Kroi i Sfeqles”, që drejtohet nga ndërmarrësja e njohur Nafie Ajeti.

    Gjatë vizitës, Babatinca vlerësoi punën dhe përkushtimin e zonjës Ajeti, e cila për vite me radhë ka kontribuar në zhvillimin e prodhimeve vendore dhe krijimin e vendeve të punës në komunë.

    “Zonja Nafie është shembulli më i mirë se si suksesi ndërtohet me duar të ndershme dhe me dashuri për punën. Biznese si ‘Kroi i Sfeqles’ janë shtylla e ekonomisë lokale dhe meriton mbështetje të plotë nga institucionet komunale,” u shpreh Babatinca.

    Rinesa Babatinca theksoi se përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe grave punëtore mbetet një ndër prioritetet kryesore të saj, duke shtuar se Podujeva ka potencial të madh për zhvillim ekonomik përmes iniciativave vendore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark