
Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe komentesh në rrjetet sociale mbi një krizë të mundshme në çiftin Roza Lati dhe Xhonatan Islami, vetë moderatorja ka zgjedhur të flasë me një gjuhë që s’lë vend për dyshime: atë të gjesteve dhe fjalëve të thjeshta, por të fuqishme.
Në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram, Roza ka publikuar një fotografi të saj dhe partnerit të saj duke ecur dorë për dore mbi një vijë këmbësorësh. Krahas fotos, ajo shkruan: “…sepse s’ja lëshuam dorën njëri-tjetrit asnjë moment.”
Ky reagim i qetë, por i qëlluar, erdhi pas vërejtjeve nga ndjekësit për fshirjen e fotove të përbashkëta të çiftit nga rrjetet sociale, një veprim që shpesh lidhet me përfundimin e një marrëdhënieje. Kjo mjaftoi për të ndezur thashethemet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.
Por, siç duket, Roza ka preferuar të mos i komentojë direkt zërat, por t’i shuajë me një postim simbolik që tregon se dashuria dhe lidhja mes tyre vijon të jetë e fortë, pavarësisht se çfarë ndodh në prapaskenë apo çfarë supozohet në rrjete.
Ky gjest u prit pozitivisht nga ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët e interpretuan si një sinjal të qartë se Roza dhe Xhonatani janë ende bashkë dhe të palëkundur përballë zhurmës së internetit.